LAJMI I FUNDIT:

Itali, prodhimi shënon rënie

Itali, prodhimi shënon rënie

Prodhimi industrial italian, sipas statistikës zyrtare, regjistroi rënie në muajin e parë të këtij viti dhe të dhënat janë në kontrast me rritjen e fortë të prodhimit industrial në Francë dhe në Gjermani.

Sipas statistikës zyrtare, në janar u regjistrua rënie me 1.5 për qind në normë mujore kundrejt rritjes me 0.2 për qind në muajin Dhjetor. Të dhënat e prodhimit industrial në europë të publikuar përgjaktë kësaj jave kanë pikturuar një tablo pozitive për sektorin pavarësisht goditjes që mori për shkak të dimrit të rëndë.
Në koment të statistikës analistët e bankës Intesa Sanpaolo, e cilësuan si një zhvillim negativ që ul parashikimin për prodhimin e brendshëm italian në rritje të dobët me 0.3 për qind në këtë tremujor të parë të vitit.

Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar ekonomia italiane u rrit me vetëm 0.1 për qind. megjithëse jashtë eurozonës ekonomia britanike është e rëndësishme për europën.

Për janarin statistika tregoi rritje me 1 për qind në normë mujore kundrejt rënies 0.1 për qind në dhjetor. /Telegrafi/