LAJMI I FUNDIT:

Irlandë, papunësia arrin në 14 %

Irlandë, papunësia arrin në 14 %

Shkalla e papunësisë në Irlandë në kuartalin e fundit të vitit 2010 arrin 14.1 për qind, që është më së shumti pas vitit 1994, lajmëroi Agjencia irlandeze për statistika.

Për këtë periudhë papunësia është 14.1 për qind, derisa në dhjetor arrinte 14.8 për qind, që është më e larta në shumti gjatë 17 viteve të fundit.

Këto të dhëna tregojnë se situata ekonomike në Irlandë është më e keqe sesa pritej para disa muajve.

Qeveria e mëparshme pohonte se shkalla e papunësisë në vitin 2010 do të arrijë në 13.6 për qind, por të dhënat tregojnë rritje prej një për qind.


Ekonomistët udhëheqës irlandezë pohojnë se rezultate më të mira si hapje të vendeve të punës nuk mund të presin deri në fund të këtij viti. /Telegrafi/