LAJMI I FUNDIT:

IPOL: Shëndeti i konsumatorëve në rrezik

IPOL: Shëndeti i konsumatorëve në rrezik

Instituti Ballkanik i Politikave (IPOL), ka alarmuar për rrezikun që po i kanoset qytetarëve të Kosovës nga shitja e produkteve të pakontrolluara dhe me afat të skaduar. IPOL ka kritikuar Qeverinë e Kosovës që nuk është duke reaguar ndaj kësaj dukurie që sipas tyre tani është shndërruar në një fenomen shqetësues që po rrezikon direkt shëndetin e qytetarëve.

IPOL ka reaguar në lidhje me gjendjen e konsumatorit në Kosovë, duke marrë parasysh që konsumatori është taksapagues dhe një element kyç në ekonominë e një vendi.

“Shteti dhe institucionet e tij janë të obliguara me Kushtetutë dhe me ligje që të kujdesen për sendërtimin e plotë të drejtave të konsumatorit. Për sendërtimin e këtij qëllimi shteti duhet të bëjë harmonizimin e ligjit 2004/17 për mbrojtjen e konsumatorit me politikat e BE-së, hartimin dhe plotësimin e rregullave ligjore sipas modelit të BE-së, zhvillimi i një tregu të hapur dhe konkurrues si dhe ngritja e kapaciteteve institucionale dhe administrative për inspektimet dhe mbikëqyrjen e tregut”, thuhet në reagimin e IPOL-it .

Sipas tyre, Bashkimi Europian ka ligje për të ndihmuar dhe siguruar konsumatorët, se prodhimet e blera, janë të sigurta. Siguria e ushqimit, siç kanë thënë ata është e bazuar mbi parimin që duhet të shihet si zinxhir i tërë, “zinxhir ushqimor” që do të thotë në mbrojtje nga prodhimi, proceset prodhuese dhe shërbyese, të dëmshme për shëndet dhe për jetë të sigurt.


“E drejta për siguri është njëra prej të drejtave themelore të konsumatorit, të cilat medoemos duhet të sigurohen dhe të garantohen nga shteti dhe institucionet e tij, mirëpo në Kosovë nuk ka siguri të ushqimit, shitja e produkteve me afat të skaduar nëpër supermarkete, kohëve të fundit është shndërruar në një fenomen shqetësues, që rrezikon direkt shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Shpesh herë produkte ushqimore me afat të skaduar shiten edhe para syve të inspektorëve komunalë, por edhe para atyre të Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK)”, vlerësojnë përfaqësuesit e IPOL-it. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Ekonomi
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Plani i BE-së për rritje ekonomike, çka i kërkohet Kosovës e çka Serbisë për të përfituar nga fondi

Plani i BE-së për rritje ekonomike, çka i kërkohet Kosovës e çka Serbisë për të përfituar nga fondi

Ekonomi
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori