LAJMI I FUNDIT:

IPKO zbret çmimet e pakove të televizionit kabllor digjital

IPKO zbret çmimet e pakove të televizionit kabllor digjital

Konsumatorët e pakove të televizionit kabllor digjital IPKO do të festojnë ditët e Kurban Bajramit, 28 Nëntorit dhe të gjithë festat tjera të mbetura të fundvitit me argëtimin e plotë televiziv të cilin e ofron platforma e televizionit digjital IPKO, dhe çmimet e liruara për pakot e Premium dhe asaj SuperSport.

Konsumatorët e televizionit kabllor digjital IPKO të cilët blejnë pakon një-vjeçare Premium me çmimet e reja, do të paguajnë 95 euro më pak (nga çmimi i mëparshëm – 239.95€), për tu pajisur me pakon e cila ofron të gjitha kanalet e pakos familjare, asaj SuperSport dhe kanale tjera plotësuese, për një vit të plotë.

Mirëpo, kjo nuk është pakoja e vetme e cila vjen me çmim të zbritur, pasi që të gjithë adhuruesit e sportit dhe paketës më atraktive televizive të sportit, asaj SuperSport, tani mund të blejnë pakon e tyre të preferuar një-vjeçare për 75 euro më lirë, apo atë gjashtë mujore për 50 euro më lirë.

Oferta promovuese me çmimet e zbritura të pakove të televizionit kabllor digjital ka kohëzgjatje të limituar, dhe është pjesë e befasive të cilat kompania IPKO i ka përgatitur për konsumatorët e vet, 10 vjetorin e kompanisë dhe festat e fundvitit. /Telegrafi/