Përveç mollës, mjedrës, specit dhe qershisë, tani fermerët e Kosovës mund të pranojnë informata të përpunuara edhe për kulturat tjera bujqësore, si: boronica, kajsia, asparagu, lakra, karota, misri, shalqiri, kungulli, qepa, dardha, patatja, dredhëza, domatja, rrushi, arra, gruri, kumbulla dhe aronia.
Të gjithë fermerët që duan të pranojnë informata rreth kulturave që kultivojnë, duhet të regjistrohen, duke dërguar e-mail në agroproject@ipko.com, i cili duhet të përmbajë informata për kulturën dhe rajonin bujqësor, si dhe duhet të posedojnë apo të pajisen me numër të IPKO-së. Kjo pasi, informatat u komunikohen fermerëve përmes SMS-ve.
Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve, monitorimet nga IPKO- Stacionet Agrare kanë treguar rrezikun e paraqitjes së disa sëmundjeve tek kultura e rrushit. Luhatja e temperaturave ditëve të fundit si dhe të reshurat e shiut, kanë ndikuar në rritjen e mundësisë së paraqitjes së sëmundjeve tek kultura e rrushit.
Hardhia është kulturë mjaftë e ndjeshme ndaj sëmundjeve dhe mos ndërhyrja e hershme me preparate mbrojtëse kundër sëmundjeve, mund të rezultojë në humbjen e rendimentit dhe ndryshime në masën vegjetative të bimëve.
Pas lagështisë dhe ndryshimeve të motit, patogjenit i krijohen kushte të volitshme për zhvillimin e ndonjë sëmundje në bimë.
Në grafin e paraqitur, mund të shihet niveli i rrezikut të krijuar nga paraqitja e Plasmopara Viticola tek kultivarët e rrushit, të destinuar për Verë.
Gjatë ditëve në vijim, fermerët duhet tëkenë kujdes më të shtuar lidhur me menaxhimin e vreshtave, pasi që ndryshimi i temperaturave është shkaktari kryesor i paraqitjes së infeksioneve ne kulturën e rrushit. Këto sëmundje ndikojnë negativisht në shëndetin e bimëve,veçanërisht në atë të hardhisë. Prandaj, konsultimi me ekspertët e mbrojtjes së bimëve është i domosdoshëm.
“IPKO – Stacionet Agrologjike”, është projekt i iniciuar dhe financuar nga IPKO Telecommunications L.L.C, i cili ka për qëllim të ndihmojë dhe t’u shërbejë fermerëve të Kosovës në kultivimin e kulturave bujqësore përmes zgjidhjeve inovative.
Deri më tani, IPKO ka instaluar 16 stacione agrologjike në kuadër të fazës së pilotimit, të cilat për momentin janë duke gjeneruar të dhëna për fermerët e Kosovës. Ndërsa 1 stacion agrologjik i është dhuruar Universitetit të Prishtinës, që trajton parametrat fizik dhe ofron të dhëna elektronike-të procesuara për kushtet agrologjike, në përputhje me nevojat e studentëve të Fakultetit të Bujqësisë. Deri në fund të projektit, IPKO synon që të vendosë 100 stacione agrologjike në të gjithë Kosovën, të cilat do të jenë në shfrytëzim të të gjithë fermerëve Kosovar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës