LAJMI I FUNDIT:

IPKO, roamingu në deti për 40 për qind më lirë

IPKO, roamingu në deti për 40 për qind më lirë

Pas tarifës unike me 27 shtetet e BE-së dhe Maqedonisë, IPKO zbret çmimet e shërbimit roaming edhe me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kroacinë. Çmimet e roamingut me IPKO janë më të ulëtat krahasuar me çdo ofertë tjetër në Kosovë.

Përdoruesit e telefonisë mobile IPKO do të kenë tarifa deri 40 për qind më të lira të komunikimit në roaming, gjatë qëndrimit në destinacionet e tyre të preferuara për pushimet e verës, përkatësisht në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kroaci.

Pas arritjes së marrëveshjes për zbritjen e tarifave të roamingut me operatorët e rajonit, si Eagle Mobile (Shqipëri), T-Mobile (Mali i Zi) dhe Croatian Telekom (Kroaci), IPKO ka zbritur çmimet për thirrje dhe SMS, në tri shtetet fqinje. Çmimet e reja të shërbimit roaming aplikohen për të gjitha shtetet njësoj.

Me tarifat e reja unike, të cilat janë deri në 40 për qind më të lira krahasuar me një vit më parë, çmimi për dërgimin e një SMS-je është 0.25 euro, pranimi i thirrjes në roaming kushton 0.30 euro, thirrjet në Kosovë, 1.10 euro, ndërsa pranimi i SMS-ve është falas. Oferta e re e çmimeve të roamingut për shtetet më të frekuentuara nga kosovarët gjatë pushimeve verore vlen për periudhën kryesore të pushimeve, dhe e njëjta përfundon më 30 shtator 2011.


Çmimet e telefonisë mobile IPKO janë deri në 50 për qind më të lira mesatarisht, se cilado qoftë ofertë tjetër krahasuese që u ofrohet kosovarëve, kur ndodhen jashtë shtetit, ndërsa telefonia mobile IPKO edhe njëherë konfirmohet si rrjeti më i lirë mobil, edhe sa i përket shërbimit roaming. /Telegrafi/