Zyrtarë të IPKO-s kanë njoftuar se pas vendimit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit (ART), telefonia mobile IPKO ka arritur të regjistrojë 60 mijë konsumatorët e parë të telefonisë mobile. Afati i fundit për regjistrimin e numrit mobil mbetet fundi i shkurtit.
Alban Kastrati, Drejtues i Marrëdhënieve me Publikun në IPKO tha se njëzet ditë pas fillimit të zbatimit të rregullores së ART-së për regjistrimin e të gjithë konsumatorëve të telefonisë mobile, IPKO ka arritur të regjistrojë 60 mijë konsumatorë të cilët kanë qenë të parët që i janë përgjigjur thirrjes së operatorit të tyre mobil për regjistrimin e tyre si përdorues të numrit mobil.
“Edhe pas kësaj përgjigje masive nga përdoruesit, ne apelojmë tek konsumatorët tanë ekzistues dhe ata potencial që ta regjistrojnë numrin e tyre mobil IPKO, para datës 28 shkurt 2011. Ne duhet të regjistrojmë edhe qindra-mijëra përdorues të tjerë të mbetur, prandaj konsumatorët tanë nuk duhet ta humbin asnjë rast për regjistrimin e numrit të tyre mobil”, tha Kastrati.
Me 1 dhjetor të vitit të kaluar ka hyrë në fuqi Rregullorja për Regjistrimin e Përdoruesve të Telefonisë Mobile e miratuar nga Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART), sipas së cilës rregullore, të gjithë ofruesit e shërbimeve telekomunikuese mobile obligohen që të bëjnë regjistrimin e përdoruesve me parapagim para aktivizimit të shërbimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIPKO me arritje historike në zgjerimin e rrjetit 5G në nivel kombëtar
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Pse CEFTA është e rëndësishme për Kosovën?
Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Reagon Putini, pas paralajmërimeve të SHBA-së dhe MB-së se do të lejojnë Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë
"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij
Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës
Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman
"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin
Gjashtë vende që mund të ndërmjetësojnë bisedimet e mundshme të paqes Rusi-Ukrainë