LAJMI I FUNDIT:

IPKO i bashkangjitet ndihmës për vërshimet

IPKO i bashkangjitet ndihmës për vërshimet

Kompania telekomunikuese IPKO i është bashkëngjitur iniciativës humane të TopMedias dhe operatorëve mobil në Shqipëri, për t’i dal në ndihmë familjeve shkodrane të cilat janë vërshuar nga ujërat. Të gjithë përdoruesit e telefonisë mobile IPKO tani kanë mundësinë për të kontribuar së paku me 1 euro, për familjet e përmbytura nga uji i cili e ka kapluar qytetin dhe rrethinën e Shkodrës.

Telefonia mobile IPKO ka krijuar kod identik me atë të operatorëve mobil në Shqipëri për të lehtësuar mënyrën e dërgimit të SMS-ëve, në numrin i cili tashmë është bërë i njohur në Shqipëri.

Kodi i shkurtë për dërgimin e një SMS-i nga Kosova është 56666 me tekst “ndihma ime” dhe çdo përdorues i telefonisë mobile IPKO do të ngarkohet me 1 euro, për dërgimin e një SMS-i.

“Sikur të gjithë qytetarët e Kosovës, edhe ne jemi të përkushtuar që t’i dalim në ndihmë të qytetarëve të Shkodrës, të cilët janë prekur rëndë nga kjo fatkeqësi” deklaroi Shpend Jakupi, Drejtor Komercial në kompaninë telekomunikuese IPKO.


Përgatitjet e kompanisë IPKO për ndihmë ndaj qytetarëve të Shkodrës kanë filluar menjëherë pas promovimit të numrit 56666 në mediat shqiptare, ndërsa është synuar që forma e ndihmës të jetë identike me atë të cilën po e aplikojnë operatorët mobil në Shqipëri.

Kompania telekomunikuese IPKO është duke shqyrtuar mundësi të tjera të rritjes së kontributit të saj për banorët e dëmtuar, duke bashkëpunuar edhe me partnerët e saj strategjik në Shqipëri, kompanitë shqiptare: DigitAlb, SuperSport dhe kompaninë simotër, Primo.

Telefonia mobile IPKO i bën thirrje të gjithë konsumatorëve të saj, të dërgojnë SMS në numrin 56666 me tekst “ndihma ime”, për t’i dal në ndihmë qytetarëve shqiptar të cilët kanë pësuar dëme të shumta nga vërshimet e ujit. /telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rizvanolli: Drenasi e Malisheva nga sot me rrjetin 5G

Rizvanolli: Drenasi e Malisheva nga sot me rrjetin 5G

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

Ekonomi
Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport

Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport

Botë
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori