LAJMI I FUNDIT:

IPKO feston në mënyrë madhështore

IPKO feston në mënyrë madhështore

Me një festë të pandërprerë për dhjetë orë me radhë në Sheshin Nëna Terezë në Prishtinë, kompania IPKO ka vendosur ti qerasë të gjithë qytetarët e Kosovës me ushqim, pije, dhe argëtim të veçantë. Bashkë me të gjithë, IPKO do të festojë dhjetë vjetorin e themelimit të saj.

Muzikë, lojëra, shpërblime, personazhe të njohura për fëmijët, akrobacione, fishekzjarrë, shoqërim i pandërprerë për dhjetë orë dhe shumëçka tjetër është rezervuar për të gjithë ata që duan të argëtohen dhe të festojnë ditët e fundit të këtij viti.

“IPKO ka gjetur një mënyrë më ndryshe për ti thënë “Faleminderit” të gjithë qytetarëve të Kosovës, të cilët ia kanë bërë të mundur kompanisë telekomunikuese që të ketë rritje dhe zhvillim të vazhdueshëm, për 10 vjet rresht” tha Alban Kastrati, Zyrtar për Marrëdhënie me Publikun në IPKO./telegrafi/