LAJMI I FUNDIT:

iPhone “përbën” kërcënim për sigurinë shtetërore kineze

iPhone “përbën” kërcënim për sigurinë shtetërore kineze

Media shtetërore kineze të premten e ka quajtur kompaninë Apple, prodhuesin e iPhone, një kërcënim për sigurinë kombëtare për shkak të aftësisë së telefonit të saj të mençur për ta gjetur kohën dhe vend-ndodhjen e përdoruesit.

Një raport nga transmetuesit e CCTV e ka kritikuar funksionimin e iPhone për tiparin "Frequent Locations ", i cili i publikon të dhënat e përdoruesit dhe informacion rreth tyre.

"Kjo është jashtëzakonisht e ndjeshme," thotë një i intervistuar nga transmetuesi. Nëse të dhënat janë në dispozicion, ato mund të zbulojnë gjendjen ekonomike të një vendit të terë dhe "madje edhe sekrete shtetërore," deklaroi i intervistuari.

Apple shpesh është vënë në nën zjarr nga mediat shtetërore kineze, pasi është akuzuar se siguron të dhënat e përdoruesve të saj tek agjencitë e sigurisë dhe zbulimit në SHBA, dhe për këtë ato kanë bërë thirrje për ‘dënim të ashpër " të kompanisë amerikane, raporton Reuters.


Apple është kritikuar gjithashtu për shërbimin e dobët ndaj konsumatorëve. /Telegrafi/