LAJMI I FUNDIT:

iPhone do të lansohet në rrjetin më të madh mobil në botë!

iPhone do të lansohet në rrjetin më të madh mobil në botë!

China Mobile ka nënshkruar marrëveshjen e shumë-pritur me Apple për ofrimin e modeleve të reja të iPhone në rrjetin e saj mobil, një person i njohur me çështjen ka thënë sot. Kjo marrëveshje pritet që t'i jap gjigantit amerikan të teknologjisë një shtytje të madhe në tregun më të madh mobil në botë .

Lansimi i iPhone në tregun më të madh në botë dhe operatorin më të madh mobil për nga numri i përdoruesve, me mbi 700 milionë abonentë, pritet të fillojë më vonë gjatë muajit, ose dikur rreth 18 dhjetorit.

China Mobile është njëri nga operatorët më të mëdhenj në të botës që nuk ende nuk e ofrojnë telefonin më të famshëm në botë, iPhone.

Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë Informative të Kinës tha të mërkurën se do ta jap licencën e saj për 4G, të cilën do ta marrë China Mobile dhe rivalët e saj më të vegjël. Ndërsa, kompania tha se është e interesuar që ta ketë modelin e ri të iPhone pas marrjes së licencës për 4G.


Tregu kinez paraqet një mundësi të madhe të rritjes për kompaninë Apple, në kohën kur rritja e e të ardhurave të saj është ngadalësuar në SHBA.

Firma e hulumtimeve Trefis parashikon se me China Mobile, Apple mund të shesë rreth 1,5 milionë iPhone të rinj për çdo muaj, ose të arrijë në 20 milionë iPhone të ri të shitur në vitin 2014. Nëse arrin të shesë 20 milionë iPhone të ri brenda vitit të ardhshëm, Apple do ta rrisë shitjen e saj në tregun global edhe për 17%. / Telegrafi /