Raporti i ri nga Mac Otakara pretendon se iPhone 6 do të ketë një ekran të lakuar prej xhami dhe një mbështjellës të plotë prej alumini, ndërsa uebsajti në frëngjisht Nowhereelse.fr dhe projektuesi Martin Hajek kanë vendosur që të bëhen bashkë për ta bërë vizualizimin e gjeneratës së re të iPhone bazuar në informatat e fundit.
Renderët e rinj shfaqin iPhone 6 me kënde të lakuara, bashkë me xhamin i cili mbështjellet me pjesën e përparme të pajisjes, ndërsa butonat tjerë shihet se janë në pozicionet e mëparshme.
Raporte të shumta mediale deri më tani kanë sugjeruar se iPhone 6 do të jetë me kënde të lakuara, të rrumbullakëta, që i bie se Apple do të largohet prej dizajnit të mëparshëm me kënde të drejta, të cilat janë prezent në iPhone 4 dhe 5S.
Në njërin prej raporteve të Bloomberg ishte thënë se Apple do të sjell iPhone 6 me ekranin e lakuar, dhe të njëjtin do ta prezantojë në gjysmën e dytë të vitit 2014.
iPhone 6 pritet që të sjell dy versione të telefonit të ri, ndërsa thuhet se që të dyja modelet do të kenë profil më të hollë, procesor A8, kamerë të përmirësuar me stabilizues optic të fotografisë, dhe skanerin e gishtit – TouchID. Kostoja e iPhone 6 thuhet se do të jetë rreth 100 dollarë më e lartë sesa e paraardhësit të tij. / Telegrafi /
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHarroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium
Tegra 3 në automjete
Fikni vallet "fyese" ndërsa luani Fortnite
X pezullon shkurtimisht llogarinë e të vesë së Alexei Navalny, nga rrjeti social thanë se ishte një gabim në sistem
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar