LAJMI I FUNDIT:

iPhone 6 shtrenjton edhe modelet rivale deri në 10 për qind

iPhone 6 shtrenjton edhe modelet rivale deri në 10 për qind

Kohët e fundit është thënë se Apple i ka porositur furnitorët e saj të prodhojnë prej 70 deri në 80 milionë njësi të iPhone 6, për tu përballur më mirë me kërkesën konsumatore për modelin e ri të telefonit të saj, të cilin me miliona njerëz janë duke e pritur të paraqitet në treg.

Dhe këto raporte kanë bërë që mediat të përgjigjen me një parashikim interesant, i cili u thotë përdoruesve se ata duhet të presin një rritje të çmimeve prej 5% në 10% për modelet konkurruese të telefonave nga prodhuesit e tjerë.

Arsyeja kryesore për këtë ka të bëjë me burimet e kufizuara të prodhimit që kontraktori kryesor i prodhuesve të mëdhenj të telefonave mobil ka.

Nëse kontraktori i Apple do të jetë i detyruar të përqëndrohet më shumë në krijimin e njësive të reja të iPhone 6, në krahasim me telefonat e një kompanie tjetër, atëherë sasia e prodhimit të modeleve tjera të telefonave do të bjerë. Dhe ata që e kanë studiuar ekonominë e dinë mirë se çfarë ndodhë kur kërkesa mbetet e njëjtë, ndërsa sasia e prodhimit bie.


Në këto rrethana, çmimet do të rriten. Dhe kur dihet se prodhuesi i iPhone të Apple, kompannia Foxconn krijon pajisje për kompanitë si Nokia, Sony, Motorola, Microsoft dhe BlackBerry, atëherë bëhet e qartë se pse vendimi i Apple për të porositur një sasi kaq të madhe të iPhone 6 mund të zvogëlojë furnizimin me modele të tjera. /Telegrafi/