LAJMI I FUNDIT:

iPhone 6 me ekran të lakuar?!

iPhone 6 me ekran të lakuar?!

Që nga koha kur Samsung dhe LG i kanë prezantuar modelet e tyre të para të telefonave me ekrane të lakuara, thuhet se Apple është gjithashtu duke menduar që ta lëshojë një model të ri të iPhone me ekran të lakuar, për tu përfshirë në këtë kategori e cila besohet se do të jetë në trend në vitet e ardhshme.

Majde, para pak kohësh Apple i ka marrë disa licenca të rëndësishme të patentave për prodhimin e ekraneve fleksibile, prandaj ekziston mundësia që iPhone të ketë ekran të lakueshëm në modelin e ri të telefonit i cili do të paraqitet vitin e ardhshëm, përkatësisht në gjeneratën e gjashtë të telefonit të famshëm të Apple, iPhone 6.

Set Solutions kanë publikuar konceptin e tyre për iPhone 6 me ekran të lakuar, dhe ky model nëse merret për bazë nga Apple besohet se do të jetë shumë më konkurrues se modeli rival i telefonit nga Samsung, Galaxy Round, por edhe ai i LG-së, LG Flex. / Telegrafi /