[tag_tagmanagerringier]a iPhone 6 me ekran që nuk gërvishet? - Telegrafi - Telegrafi iPhone 6 me ekran që nuk gërvishet? - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

iPhone 6 me ekran që nuk gërvishet?

iPhone 6 me ekran që nuk gërvishet?

Para pak kohësh është thënë se Apple ka vendosur që të përdor xhamin prej safari për gjeneratën e re të telefonit të saj, iPhone 6, ndërsa tani sikur për ta konfirmuar këtë lajm, Apple ka njoftuar se ka hyrë në partneritet me kompaninë GT Advanced Technologies, e cila do të nisë një plantacion të ri për krijimin e këtij llojit të xhamit, për nevoja të Apple.

Sipas një raporti të fundit medial thuhet se Apple ka paguar 578 milionë dollarë për kompaninë GT Advanced Technologies, e cila do ti përdor këto fonde për ta përshpejtuar procesin e zhvillimit të kapaciteteve të saj.

Furrat e kësaj fabrike do të përdoren për të prodhuar material të lirë, por edhe sasi të safirit, i cili më pas do të përpunohet për tu përdorur në iPhone 6.

Xhami prej safari në iPhone 6 besohet se do të jetë 2.5 herë më jetëgjatë sesa Corning Gorilla Glass, dhe i njëjti do të jetë rezistent ndaj gërvishtjeve.


Edhe pse nuk dihet asgjë për datën e lansimit të iPhone 6 apo formën dhe dizajnin e këtij modeli, besohet se i njëjti do t’i përngjajë mjaft shumë modeleve ekzistuese iPhone 5 dhe iPhone 5S. / Telegrafi /