LAJMI I FUNDIT:

iPhone 6 me ekran 5” vjen në maj 2014?

iPhone 6 me ekran 5” vjen në maj 2014?

Sado e pabesueshme sa mund të tingëllojë, ka zëra që thonë se Apple do ta lëshojë versionin e ri të iPhone shumë më herët sesa është pritur.

Burime të DigiTimes kanë thënë se Apple është duke e planifikuar një model të ri të iPhone me ekran më të madh, të cilin do ta prezantojë në tregun global gjatë muajit maj 2014, dhe se në këtë model, Apple do ta përdor procesorin 20nm të prodhuesit tajvanez, Semiconductor Manufacturing Company.

Edhe pse DigiTimes nuk ka dhënë shumë detaje për specifikat e mundshme të iPhone 6, thuhet se versioni i ri i telefonit të Apple do të sjell ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 5 inç, i cili gjithsesi se është më i madh se ai i iPhone 5S, por më i vogël se ai i fabletit të Samsung, Note 3.

Lansimi i iPhone me një ekran të madh është një lëvizje interesante për Apple, sepse kjo do të jetë një shembull i rrallë ku kompania do ta përcjell rivalin e saj kryesor, kompaninë Samsung, e cila ishte e para që e morri një hap të tillë me fabletin e saj të vitit 2012, përkatësisht versionin e parë të Galaxy Note.


Burime të DigiTimes gjithashtu konfirmojnë raportet e mëparshme në lidhje me tabletin e ri të Apple me ekranin e madh prej 12.9-inç, i cili pritet të dal në treg me emrin iPad Pro. Sipas Digitimes, Apple ka gjasa ta lansojë versionin më të madh të iPad në tetor të vitit 2014. / Telegrafi /