LAJMI I FUNDIT:

iPhone 6 me 4.7” në shtator, tjetri me 5,5” në tetor

iPhone 6 me 4.7” në shtator, tjetri me 5,5” në tetor

Për një kohë të gjatë tashmë është folur për gjeneratën e re të iPhone, përkatësisht modelin e ri iPhone 6, ndërsa tani pretendohet se iPhone 6 me ekranin prej 4.7 inç do të vijë në shtator, ndërsa versioni tjetër me ekranin prej 5.5 inç do të vijë një muaj më vonë.

Sipas Cantor Fitzgerald, Apple do ta lansojë iPhone 6 (4.7”) në shtator, dhe iPhone 6 (5.5”) vjen në tetor.

Të dy versionet e reja të iPhone 6 do të sjellin specifika të reja, duke përfshirë edhe ekranin me rezolucion prej 1704 x 960 pikselëve.

Apple pritet të debutojë me versionin e ri të procesori mobil prej 64-bit në iPhone 6, përkatësisht Apple A8, ndërsa thuhet gjithashtu se gjenerata e re e iPhone do të sjell edhe më shumë RAM, në krahasim me modelet ekzistuese.


iPhone 6 besohet se do të sjell edhe kamerën e re, e cila thuhet se do të jetë më e hollë sesa versionet paraprake, dhe e cila do të përputhet me dizajnin më të hollë që do ta sjell iPhone 6, si dhe stabilizuesin optik – OIS.

Apple gjithashtu pati thënë se iOS 8 do të lëshohet në vjeshtë, dhe në këtë kohë pritet të vijë edhe iPhone 6, Apple iOS 8, dhe Apple iWatch. / Telegrafi /