LAJMI I FUNDIT:

iPhone 6 do të vijë me TouchID të përmirësuar

iPhone 6 do të vijë me TouchID të përmirësuar

Kohëve të fundit është raportuar se Apple do të sjell funksionin e ri dhe të përmirësuar të gjurmëve me gishtërinj në iPhone 6, të cilin tashmë e njohim si TouchID.

Tani, sipas një raporti të fundit të publikuar nga TMSC thuhet se Apple TouchID do të vijë e përmirësuar dhe me siguri edhe më të lartë, dhe tipari i famshëm i iPhone do të vijë menjëherë në gjeneratën e re të telefonit, iPhone 6.

TMSC ka thënë se përpos TouchID, risitë e tjera që do të përfshihen në iPhone 6 do të jenë edhe procesori A8, me 64-bit, i cili pritet që gjithashtu të jetë në dispozicion edhe në iPad Air 2 dhe iPad Mini 3.

Ndërsa, për TouchID burimi i TMSC thotë se sensori i ardhshëm në iPhone 6 do të jetë më i saktë dhe më i qëndrueshëm sesa versioni i parë i gjurmëve të gishtave të përdoruesit.


Siç dihet tashmë, Apple pritet të lansojë iPhone 6 me ekranin prej 4.7 inç dhe versionin tjetër që do të jetë në kategorinë e fabletëve, iPhone 6 me ekranin prej 5.5 inç./Telegrafi/
.