LAJMI I FUNDIT:

iPhone 6 do të sjell ekrane, 4.7” dhe 5.5”?

iPhone 6 do të sjell ekrane, 4.7” dhe 5.5”?

Deri më sot, shumë lajme janë publikuar për modelin e ri të telefonit të Apple, iPhone 6, dhe në mesin e tyre ishte edhe pohimi se Apple do të krijojë dy versione të iPhone 6, njërin me ekranin prej 4.7 inç dhe tjetrin me madhësi të ekranit me 5.5 inç.

Mirëpo një raport i ri nga Reuters, thotë se iPhone 6 do të lansohet në vjeshtë, dhe pritjet janë që kjo të ndodhë në muajin shtator, ngjashëm sikurse edhe versionet e kaluara të iPhone.

Sipas burimeve thuhet se versioni fillestar i iPhone 6 do të sjell ekranin me 4.7 inç në shtator, ndërsa versioni i iPhone 6 me 5.5 inç do të lansohet disa muaj më vonë.

Burimi i njëjtë i informacionit thotë se furnitorët si Japan Display Inc, Sharp Corp dhe LG Display Co Ltd tashmë janë kontaktuar për mundësitë e prodhimit të ekranit.


Në mesin e thashethemeve tjera thuhet edhe se iPhone 6 do të bazohet në procesorin e ri të Apple, A8 me 64 bit, ndërsa risi tjetër në këtë model do të jetë edhe versioni i ri i sistemit operativ të kompanisë, iOS 8, si dhe kamera e pasme me 8 mega-piksel. / Telegrafi /