LAJMI I FUNDIT:

iPhone 6 5.5” – fableti i Apple do të vijë në 2015?

iPhone 6 5.5” – fableti i Apple do të vijë në 2015?

Modeli i iPhone 6 me ekranin e përfolur prej 5.5 inç mund të vonohet për lansim në vitin 2015, thuhet sipas publikimit tajvanez të Industrial and Commercial Times.

Sipas këtij raporti thuhet se Apple ka pasur probleme në gjetjen e baterisë për ekranin me 5.5 inç, e cila do të ishte e fuqishme por edhe e hollë deri në 2mm, pasi që besohet se modeli i ri i iPhone-it me ekranin më të madh do të jetë i hollë dhe madje do të quhet iPhone Air.

Në rast se Apple vendos ta quajë modelin e ri të iPhone me ekran të madh – iPhone Air, atëherë do të përputhej me linjën e pajisjeve që e mbajnë këtë emër, siç janë iPad Air dhe MacBook Air, të cilët gjithashtu njihen për dizajn të hollë dhe ndryshe nga modelet tjera të pajisjeve të ngjashme.

Pritjet tashmë të njohura janë që Apple të lansojë iPhone 6 në dy versione, njërin me ekran prej 4.7 inç dhe tjetrin me ekran prej 5.5 inç. Ky i fundit do të hynte në kategorinë e pajisjeve mobile të njohura si fablet. / Telegrafi /