LAJMI I FUNDIT:

iOS 7, kopje e Androidit nga Apple? (Foto)

iOS 7, kopje e Androidit nga Apple? (Foto)

Në mënyrë sensacionale ditë më parë u lansua versioni i ri i sistemit operativ të kompanisë Apple, iOS 7. Vëmendja për konferencën e Apple ishte e madhe, gjithnjë nën frymën e asaj se do të publikohet ndonjë gjë ‘revolucionare’. Por, sa revolucionar në të vërtetë është iOS 7?

Google ka refuzuar që të argumentojë në publik me Apple rreth sistemeve operative, teksa në mënyrë të ashpër Tim Cook, pasuesi i Steve Jobs te Apple, ka thumbuar jo rallë herë edhe në konferencën e fundit rivalin e saj.

Apple në mënyrë sensacionale e lansoi sistemin e ri operativ iOS 7, i cili dallon shumë nga sistemi i kaluar operativ i Apple, si në strukturë, ashtu dhe në butona, në interface dhe ngjyrat e përdorura.

Por, sistemi i ri operativ i Apple (iOS7) ka shumë ngjashmëri me sistemin operativ të Androidit, (Jelly Bean 4.2).


Ngjashmëri ka shumë në formatin se si Apple ka tentuar të ndryshojë pamjen, duke e bërë atë në ideologji të njëjtë me Androidin. Dallime vërehen kryesisht në ngjyra, por në fotografitë më poshtë mund të vëreni më detajisht se si Apple duket të jetë inspiruar nga rivali i përbetuar Google për ‘revolucionarin’ iOS 7.

(Në të majtë pamja e iOS 7, në të djathtë Androidi)

Komandat e shpejta (Qendra e komandave)

Njoftimet nga lock screen-i


Safari vs Chrome


Multi-task


iTunes Radio vs Google Music


E-mail


Kalendari


Lock screen-i


Si mendoni lexues të nderuar, a e ka kopjuar Apple kësaj radhe Androidin? Dhe, ju përdorues të kahmotshëm të Apple, a mendoni ta zëvëndësoni tani iPhone me Samsung S4 apo HTC One? Bashkangjitu debatit në hapësirën për komente…

/Telegrafi/