LAJMI I FUNDIT:

Invalidi i UÇK-së, Arton Hoti rrëfen me plot emocione për Masakrën e Izbicës

Invalidi i UÇK-së, Arton Hoti rrëfen me plot emocione për Masakrën e Izbicës

“Një fëmijë gjashtë muajsh e kishin ndarë nga nëna e kishin futur në rimorkio dhe pastaj e kishin djegur për së gjalli”, kështu ka rrëfyer invalidi i UÇK-së, Arton Hoti në lidhje me masakrën e Izbicës së Skenderajt.

Arton Hoti, invalid i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në mes emocionesh ka rrëfyer se si ka ndodhur masakra e Izbicës para 24 vjetëve.

Në RTV Dukagjini, Hoti ka thënë se kjo ishte dita më e hidhur e jetës së tij.


“Unë personalisht e kam gjyshen 99-vjeçare të masakruar, shpresat i kemi në dhe, asnjëherë nuk ka qenë askush të na vizitojë”, ka thënë Hoti.

“28 marsi i vitit 1999 ishte ditë e Bajramit, ishte ditë më e hidhur e jetës sime, kishte ndodhur një masakër sepse serbët kanë ardhur prej Serbisë na nxorën nga shtëpitë vetëm pse ishim shqiptarë”, ka thënë Hoti.

Ai ka rrëfyer me plot emocione se si një fëmijë gjashtë muajsh e kishin ndarë nga nëna e kishin futur në rimorkio dhe pastaj e kishin djegur për së gjalli.

“U vrajtën 147 persona, ndër ta fëmijë, gra e të moshuar. Ishim me bashkëluftëtarët, ishim organizuar gjithë brigada për varrimin e tyre, ishte rreziku nga ndonjë sëmundje nga kundërmimi i erërave, vinte era gjak. Masakra ka qenë në Izbicë, kam parë edhe masakrën e Likoshanit. Janë mbi 400 masakra në territorin e Kosovës. Një fëmijë gjashtë muajsh e kishin ndarë nga nëna e kishin futur në rimorkio dhe pastaj e kishin djegur për së gjalli”, ka vijuar rrëfimin Hoti.

“Kam parë plot ngjarje tmerruese, plak 87 vjeçar me kokën e tij të hequr, fëmijë me duar të këputura, donin të na zhduknin nga faqja e dheut vetëm pse jemi shqiptarë”.

Ndryshe, sot u shënua 24-vjetori i masakrës së Izbicës së Skenderajt.

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Kronika e Zezë
Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Lajme
Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Lajme
Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Lajme
Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori