LAJMI I FUNDIT:

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale, e cila nuk ka lejuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi të marrë pjesë në ceremoninë e nesërme mortore e të babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili ka vdekur mbrëmë.

Rama ka shkruar në platformën X se kjo është një ultësi e re nga një gjykatë që drejtësinë ndërkombëtare e ka kthyer në shaka.

“Një ultësirë e re nga një gjykatë e turpshme dhe e paturpshme që drejtësinë ndërkombëtare e ka kthyer në shaka, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Kuvendit të Kosovës në bumerangët më brutalë”, ka shkruar ai.


Kundër vendimit të Speciales ka reaguar edhe Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së.

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka vdekur të dielën në orët e vona. Nesër, që nga mëngjesi në Skenderaj do të ketë homazhe dhe një mbledhje komemorative, e cila mbahet në orën 12:00. Kurse, varrimi i babait të ish-presidentit Thaçi bëhet në orën 15:00, në fshatin Burojë të Skenderajt.

Në trend Lajme

Më shumë
Patriarku serb në Kremlin, përkrah

Patriarku serb në Kremlin, përkrah "botën ruse", dënon Perëndimin dhe i përcjell mesazhe Putinit për Kosovën

Lajme
Përurimi i urës në Rogovë të Hasit nga Kurti dhe ministrat në detyrë, reagon Hykmete Bajrami

Përurimi i urës në Rogovë të Hasit nga Kurti dhe ministrat në detyrë, reagon Hykmete Bajrami

Lajme
Nesër vazhdimi i seancës, Dehari: S'ka konsultime me partitë, Haxhiu mbetet kandidate e VV për kryetare të Kuvendit

Nesër vazhdimi i seancës, Dehari: S'ka konsultime me partitë, Haxhiu mbetet kandidate e VV për kryetare të Kuvendit

Lajme
Aktakuzë ndaj mësimdhënësit për përdhosje të simboleve kombëtare dhe nxitje të urrejtjes në Ditën e Flamurit

Aktakuzë ndaj mësimdhënësit për përdhosje të simboleve kombëtare dhe nxitje të urrejtjes në Ditën e Flamurit

Lajme
Katër shtëpi, tokë, truall dhe vilë – kjo është pasuria e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj

Katër shtëpi, tokë, truall dhe vilë – kjo është pasuria e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Lajme
Kalo në kategori