“Le Franc-tireur” ka botuar të premten e 4 tetorit 1946, në faqen e dytë, një intervistë të Gjon Milit, fotografit shqiptar me famë botërore. Intervista është si më poshtë.
Mbretërimit të kartolinës po i vjen fundi: Gjon Mili, fotograf i shpejtësisë
Nga: André Jean
– Ju keni lindur në U. S. A.?
– Jo. Në Shqipëri në 1904. Në Rumani deri më 1923. Pastaj Nju-Jork dhe menjëherë në shkollën e Bostonit…
Gjon Mili shtriu këmbët e tij të gjata poshtë tryezës së zyrës e cila ndodhej në një ndërtesë të rëndësishme e të denjë të “Place de la Concorde”.
Pamja e tij ndryshuese është e efektshme për shpejtësinë; me një hundë aerodinamike, mustaqe të vogla duhet të jetë në gjendje të tërhiqet si ingranazhi i uljes së një avioni Thunderbolt. Gjon Mili është fotografi më i shpejtë në botë, i cili ju qëllon i gjallë me aparatet e tij të komplikuara. Siç e thotë qartë dhe fatmirësisht Jean-Paul Sartre, nuk bëhet fjalë që për të të jesh një i fotografuar “normal”, “një i vdekur i balsamuar, i lyer me hiposulfit…”.
Kjo është një histori tjetër.
Dhe, Mili, në një gjendje të mirë, është i gatshëm ta na e tregojë.
– Në Boston, unë ndoqa mësime që do të më mundësonin postin e “fotografit inxhinier”. Ju nuk keni asgjë të ngjashme në Francë, besoj. Gjatë disa viteve, në mënyrë metodike shtyva njohuritë e mia në optikë, teknikë fotografike, energji elektrike, kimi dhe fizikë. Pastaj hyra në Westinghouse si “inxhinier kërkimesh” në seksionin e studimeve të dritës. Kam punuar atëherë me H. E. Edgertonin i cili sapo kishte shpikur llambat speciale të cilat më lejojnë sot të arrij rezultate mjaft të jashtëzakonshme. Procesi është ai që konsiston në prodhimin në një tub të vogël një blic shumë të fuqishëm, por të një shkurtësie që mund t’ju befasojë.
– 1 / 1.000 e sekondës ? …
– Shumë më shpejt. Këto llamba lejojnë “blice” që variojnë nga 1/1.000 e deri në të miliontën e sekondës. Me këtë zbulim shkencor, unë isha në gjendje të shtyja shumë më tej kërkimet e mia artistike.
– Studioja juaj është në Nju-Jork apo në Kaliforni ?
– Në Nju-Jork, 6 East 23 rd. Është një nga më të mëdhatë në botë. Ne ishim në gjendje të realizonim filma aty – gjashtë vitin e kaluar. Hans Richter po xhiron në të një film surrealist.
– Bëjnë ende filma surrealist në Shtetet e Bashkuara ?
– Sigurisht. Dhe që do t’ju pëlqejnë, jam i sigurt.
Gjon Mili shikon lart dhe ky fotograf i pajisur mirë lëshon disa ide nga të cilat mund të frymëzohen amatorët më të përulur, pronarë të kutive katrore me objektivë akromatikë.
– Fotografia nuk është pikturë. Fotografia është një mënyrë e mrekullueshme për të kapur “një moment”. Fotoja është çasti. Dhe, duke shkuar më tej, u përpoqa në disa nga punimet e mia të krijoja “një fjali fotografike”, falë sekuencave të mbivendosjeve të llogaritura.
– Pa dyshim, Mili. Por, në Francë, fotografët tanë më të mirë hasin pengesa. Është e vështirë të shkosh shumë larg me pajisje të rralla dhe në pamundësi materiale për të marrë mjetet moderne për të cilat më keni folur.
– Unë e di atë. Dhe unë i admiroj aq më shumë miqtë e mi në Evropë të cilët me pajisje të dobëta shpesh marrin rezultate të shkëlqyera: Bressai (Brassaï) për shembull. Teknika amerikane është shumë e përparuar, natyrisht…
Mili afrohet në dritare dhe shikon dritën delikate duke luajtur mbi gurët e vjetër të Place de la Concorde.
– Në Paris, megjithatë, përfundon ai, ju keni një avantazh të madh: kryeqyteti juaj është një qendër unike për të krijuar dhe shpikur…
Duhet të shkoni e të shikoni ekspozitën e të fotografuarve të Gjon Milit e cila sapo është hapur në 46 rue du Bac. Fo të zbuloni se çfarë na rrëfen objektivi i paepur i Milit për z. Paul Boncour, duke bërë thashetheme rreth paqes të z. Truman, bekuesit “Babitt”, të z. Eden, nxënësit të vjetër të Eton-it, të z. Molotov duke bindur Kongresin mbi vullnetin e mirë të BRSS-së. Ju do të shihni një xhongler me topa, i kapur në mënyrë flagrante, me shpejtësinë e 15 “blicave” për sekondë, ku secili blic përfaqëson 1/30.000 e sekondës. Ju do të mësoni se si një thikë pret ujin, si shiu godet çadrën, sesi një zezak luan daulle, sesi një vezë përhapet në tigan… Dhe, do të kuptoni, me Gjon Milin, se fotografia është “një art që lëviz”… /Darsiani/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

Sensacioni më misterioz i rokut: Kush është Cindy Lee?

Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Prizreni ruan monedhat ilire

DUKE FOLUR ME IDIOTË

Legjenda e El Dorados

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës