LAJMI I FUNDIT:

Interi nuk ka gisht në largimin e Benitezit

Interi nuk ka gisht në largimin e Benitezit

Interi ka këmbëngulur se nuk është prapa largimit të Rafa Benitezit nga posti i menaxherit të Liverpoolit.

Benitez pritet të bëhet trajner i ri i Interit, pasi që tashmë edhe zyrtarisht ai nuk është më menaxher i Liverpoolit. Megjithatë, një burim i skuadrës Nerazzure ka thënë për La Gazzeta dello Sport se Interi nuk ka gisht në largimin e Benitezit nga Anfield.

“Është e qartë që ne nuk jemi prapa kësaj. Kjo është çështje e Liverpoolit. Por është fakt. Ne nuk po nxitohemi për të gjetur trajnerin e ri. Ne nuk kemi kontaktuar ende me asnjë dhe nuk tentojmë t’i kontaktojmë ata që janë nën kontratë. Nëse Benitez shfaqë interesim për pankinën e Interit, atëherë ai do të bëhej njëri nga kandidatët, por jo i vetmi”, theksoi burimi. /Telegrafi/