LAJMI I FUNDIT:

Interi nuk i bën ballë Barcës

Interi nuk i bën ballë Barcës

Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, Barcelona, ka dominuar në ndeshjen e zhvilluar përballë kampionit të Italisë, Inter.

Supersfida e xhiros së pestë e të martës mbrëma është zhvilluar në Camp Nou, ku janë ndeshur Barcelona dhe Inter, në takimin që përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat prej 2-0.

Një pjesë e parë e dominuar kryesisht nga Barcelona me ç’rast loja zhvillohej në gjysmëfushën që i takonte Interit.

Blaugranët kaluan në epërsi pas krosimit të Xavit nga këndi, ndërsa realizues ishte mbrojtësi Gerard Pique (10’).


Vendasit arritën të shënojnë edhe golin e dytë në pjesën e parë me anë të Pedro Rodriguez (26’), pas një krosimi të bukur të Dani Alves.

Në pjesën e dytë u zhvillua një lojë pak më e zbehtë dhe më e baraspeshuar, përkundër se Barca sërish administronte topin, ndërsa nuk u shënuan më gola.

Duhet përmendur se në këtë përballje kataluanist luajtën pa lojtarin kryesor Lionel Messi dhe pa ish-sulmuesin e Interit, Zlatan Ibrahimovic.

Pas xhiros së pestë, në Grupin F prin Barcelona me tetë pikë që thuajse ka siguruar kualifikimin, ndërsa Interi dhe Rubin Kazani kanë nga gjashtë pikë dhe do të kenë një përballje direkte në xhiron e fundit, e cila do të vendosë se cila skuadër do të shkojë tutje. Por duke mos harruar se edhe Dynamo Kyevi ka gjasa matematikore të kualifikohet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës
Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Përfaqësueset
Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori