LAJMI I FUNDIT:

Interi në krye të Grupit F

Interi në krye të Grupit F

Interi ka shënuar fitore sensacionale përballë Dynamo Kyivit duke përmbysur rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes, për të marrë primatin në Grupin F.

Nerazzurët u gjetën në disavantazh në minutën e 21-të kur sulmuesi ukrainas Andriy Shevchenko kaloi në epërsi skuadrën vendase.

Mirëpo, zikaltrit u kthyen në fund të ndeshjes me dy gola të shpejtë nga Diego Milito (86’) dhe Wesley Sneijder (89’) për ta fituar ndeshjen dhe për të siguruar tri pikë të plota.

Ndeshja tjetër e Grupit F e zhvilluar më herët, ndërmjet Rubin Kazanit dhe Barcelonës, ka përfunduar pa gola, me ç’rast Blaugranët edhe një herë u treguan të pafuqishëm përballë ekipit rus.


Pas kësaj xhiroje gjendja në këtë grup është komplikuar edhe më shumë. Interi mban kreun me gjashtë pikë, Barcelona dhe Rubin Kazani kanë nga pesë pikë në vendin e dytë dhe të tretë, ndërsa Dynamo Kyivi gjendet e fundit me katër pikë. Kështu që të gjitha skuadrat janë në garë për t’u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Formacionet zyrtare, Kosovë-Rumani: Debutojnë dy ardhjet e reja tek ‘Dardanët’

Formacionet zyrtare, Kosovë-Rumani: Debutojnë dy ardhjet e reja tek ‘Dardanët’

Përfaqësuesja e Kosovës
Mediumi rumun ia fotografon Fodas fletët me taktikat e tij para ndeshjes në Ligën e Kombeve

Mediumi rumun ia fotografon Fodas fletët me taktikat e tij para ndeshjes në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Granit Xhaka shpërthen ndaj kombëtares daneze

Granit Xhaka shpërthen ndaj kombëtares daneze

Përfaqësueset
Pak para ndeshjes me Kosovën, lojtarët rumunë kishin një vizitë befasuese

Pak para ndeshjes me Kosovën, lojtarët rumunë kishin një vizitë befasuese

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Live Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Jurgen Klopp do të kthehet në bankinë – por ka një

Jurgen Klopp do të kthehet në bankinë – por ka një "rreng"

Bundesliga
Kalo në kategori