LAJMI I FUNDIT:

Interi në garë për David Silvan

Interi në garë për David Silvan

Interi thuhet të ketë hyrë në garë për mesfushorin kreativ të Valencias, David Silva.

Anësori i Valencias pritet të largohet nga Mestalla për të zvogëluar borxhet e akumuluara nga Los Che. Silva është edhe në radarin e Real Madridit dhe Manchester Cityt.

Me transferimin e Rafa Benitezit te Interi, është pikërisht tekniku spanjoll ai që do të bëjë përpjekje maksimale ta transferojë 24-vjeçarin, së bashku me Javier Mascheranon dhe Edinson Cavanin e Palermos. /Telegrafi/