LAJMI I FUNDIT:

Interi mund të përfitojë 100 milionë euro

Interi mund të përfitojë 100 milionë euro

Interi është shumë pranë fitimit të 100 milionë eurove nëse arrin të fitojë finalen e madhe të Ligës së Kampionëve që zhvillohet të shtunën në Madrid.

Nerazzurët tashmë kanë fituar Coppa Italia dhe Scudetton, ndërsa Corriere dello Sport pohon se kampioni i Serie A, Inter, ka përfituar fillimisht më se 200.000 euro, pastaj 7.1 milionë euro për kalimin e fazës grupore të LK dhe 2.8 milionë euro për rezultatet në fazën grupore.

Sipas kësaj gazete, Interi ka përfituar 3 milionë euro për kualifikim në fazën 1/8, ndërsa kësaj i shtohen dhe 3.3 milionë euro për çerekfinale dhe 4.2 milionë euro për gjysmëfinale. Me arritjen në finale, skuadra e Morattit përfitoi edhe 5.5 milionë euro, por, kjo nuk është e tëra. Nëse Inter fiton Ligën e Kampionëve, atëherë do të fitonte dhe shpërblimin prej 9 milionë eurove.

Totali i shumave të lartpërmendura është 35.1 milionë euro, por nëse këtu llogaritni dhe të drejtat televizive, biletat, sezonin në Serie A dhe Coppa Italia, bashkë me faktin se Interi do të luftonte për Superkupën Evropiane dhe për Kupën e Botës për Klube, bënqë Interi të jetë pranë një fitimi prej 100 milionë eurosh. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo më në fund zbulon arsyen e vërtetë pse nuk do të bëhet kurrë një trajner i futbollit

Cristiano Ronaldo më në fund zbulon arsyen e vërtetë pse nuk do të bëhet kurrë një trajner i futbollit

Ndërkombëtare

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga
UEFA ia beson ndarjen e drejtësisë në ndeshjen Sporting – Real Madrid katër gjyqtareve shqiptare

UEFA ia beson ndarjen e drejtësisë në ndeshjen Sporting – Real Madrid katër gjyqtareve shqiptare

Liga e Kampionëve
Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Williams refuzoi ofertën e Barcelonës këtë verë

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Williams refuzoi ofertën e Barcelonës këtë verë

La Liga
Liverpooli rrit interesimin për yllin e La Ligas i cili po konsiderohet pasuesi ideal i Van Dijkut

Liverpooli rrit interesimin për yllin e La Ligas i cili po konsiderohet pasuesi ideal i Van Dijkut

Premier League
Flick merr vendimin përfundimtar – ylli i Barcelonës nuk do të luajë ndaj Gironës

Flick merr vendimin përfundimtar – ylli i Barcelonës nuk do të luajë ndaj Gironës

La Liga
Kalo në kategori