LAJMI I FUNDIT:

Interi i bashkohet garës për Mascheranon

Interi i bashkohet garës për Mascheranon

Interi është i vendosur t’i bëjë ofertë Liverpoolit për mesfushorin defensiv Javier Mascherano.

Daily Mail njofton se Interi bëhet skuadra e tretë në garë për argjentinasin, pasi që edhe rivali i zikaltërve, Juventusi, gjithashtu po tregohet tejet i interesuar për Mascheranon.

Nga ana tjetër, letrat më të mira duket se i ka Chelsea. Blutë do të largojnë nga skuadra Juliano Belletin dhe Decon pas përfundimit të kontratave respektive, ndërsa këtyre do t’u pasojnë edhe Michael Ballack e Joe Cole, të cilët do të jenë transfere të lira gjatë verës. Kjo ka bërë që Mascherano të hyjë në listën e Ancelottit, në tentim për të mbrojtur titullin e Ligës Premier. /Telegrafi/