LAJMI I FUNDIT:

Interi fiton trofeun e parë

Interi fiton trofeun e parë

Interi është shpallur fitues i Kupës së Italisë pas fitores prej 1-0 kundër Romës, në finalen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Stadio Olimpico.

Ishte hera e pestë në gjashtë vitet e fundit që këto dy skuadra ndesheshin në finale të kësaj gare, ndërsa dy të fundit (2007 dhe 2008) i pati fituar Roma. Por kësaj radhe ishte ndryshe.

Diego Milito ishte heroi i ndeshjes, pasi që realizoi golin e fitores pas një goditjeje të bukur drejt portës (40’).

Interi është në garë që të fitojë edhe dy trofe të tjera. Scudetton, ku ka konkurrent kundërshtarin e sotëm, Roma, si edhe Ligën e Kampionëve, pasi që luan në finalen e 22 majit kundër Bayern Munichut. /Telegrafi/