LAJMI I FUNDIT:

Interesim i bizneseve kroatë për investime në Kosovë

Interesim i bizneseve kroatë për investime në Kosovë

Ambasadori kroat në Prishtinë Zoran Vodopija ka konfirmuar se ekziston përkushtimi politik nga Kroacia dhe Kosova për avancimin e bashkëpunimit ekonomik, por ka cekur edhe interesimin e afaristëve kroatë për mundësinë e investimeve në Kosovë.

Gjatë një takimi që pati Zëvendëskryeministrja e Kosovës dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, me ambasadorin e Kroacisë në Kosovë, Zoran Vodopija u fol për mundësitë që ofron Kosova për investime dhe njëherësh janë ftuar afaristët kroatë që të investojnë në Kosovë.

Njëkohësisht bashkëpunimi bilateral tregtar do të jetë me interes për të dyja palët, u tha në takim, ku do të mund të eliminoheshin taksat e dyfishta, me ç’rast do ta lehtësonin qarkullimin tregtar dhe në përgjithësi të qytetarëve në mes të dy shteteve, potencoi ministrja Kusari Lila.

Ministrja Kusari Lila dhe ambasadori kroat, Vodopija vlerësuan se Kosova dhe Kroacia kanë ndërtuar marrëdhënie të mira ekonomike tregtare dhe institucionale, e që këto marrëdhënie do të thellohen dhe do të zgjerohen edhe më tej në të ardhmen. /Telegrafi/