LAJMI I FUNDIT:

Inter – Barca, befasia e Mourinhos

Inter – Barca, befasia e Mourinhos

Jose Mourinho duket se ka vendosur të aplikojë një taktikë krejtësisht ndryshe te skuadra e tij, për të prishur planet e Barcelonës dhe për të ndalur Lionel Messin.

Me gjithë këto fjalë kohëve të fundit se si do ta ndalë Mourinho, Lionel Messin, Goal.com ka mësuar se Mourinho do ta lirojë Maiconin nga përgjegjësitë defensive për ta vënë atë në mesfushën ofensive . Vendin e tij në krahun e djathtë pritet ta zë Javier Zanetti, që do të mbajë përgjegjësi të plotë për të ndalur Lionel Messin e pandalshëm.

Por, pse do të zhvendoset Maicon? Mourinho ka vendosur ta përdorë këtë taktike duke parë dobësinë e krahut të majtë të Barcelonës, ku do të luajë ose Maxwell ose Abidal. Goran Pandev definitivisht nuk do të luajë për shkak të formës së dobët dhe në pozitën e tij do të zhvendoset Sneijder, pra, besoni ose jo në sulm.

Mourinho i ka luajtur me kujdes letrat e tij pasi që ka paralajmëruar një ose dy befasi për Guardiolën, ashtu siç bëri ndaj Chelseat, kur në Stamford Bridge aplikoi taktikë totalisht ofensive.


Gjithashtu bëhet e ditur se Jose Mourinho pritet të heqë dorë nga formacioni ultra sulmues duke aplikuar një formacion më pragmatik prej 4-1-4-1 ose 4-2-3-1, që do të përbëhej nga: Julio Cesar; Cordoba, Lucio, Samuel, Zanetti, Thiago Motta, Cambiasso, Maicon, Sneijder, Eto’o, Milito. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Ligue 1

"Drita më bëri me shtëpi" - Faruk Statovci tregon se si me paratë e fituara te klubi gjilanas kishte ndërtuar shtëpitë në fshat

Superliga
Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në

Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në "Santiago Bernabeu"

La Liga
A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

Ndërkombëtare
Katër lojtarë të Real Madridit që kanë luajtur çdo minutë deri më tani, por gjashtë të tjerë nuk janë aktivizuar fare

Katër lojtarë të Real Madridit që kanë luajtur çdo minutë deri më tani, por gjashtë të tjerë nuk janë aktivizuar fare

La Liga
Askush nuk po mund ta besoj pasimin që ylli i Liverpoolit ka bërë te Xavi Simons

Askush nuk po mund ta besoj pasimin që ylli i Liverpoolit ka bërë te Xavi Simons

Përfaqësueset
Kalo në kategori