LAJMI I FUNDIT:

INSTAT: Shqipëria rënie ekonomike

INSTAT: Shqipëria rënie ekonomike

Instituti i Statistikave ka bërë të ditur sot zyrtarisht se ekonomia e Shqipërisë është në rënie, duke shënuar nivelin më të ulët të rritjes që prej vitit 1997.

Rritja ekonomike është 4.1 për qind krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë”, tha për mediat Ledion Shahini, specialist i llogarive kombëtare.
Megjithatë, kjo situatë duhet mirëkuptuar për shkak edhe të krizës globale, ku shumica e vendeve të zhvilluara kanë qenë dhe vijojnë të jenë në recension, ndërsa Shqipëria ishte ndër të vetmet shtete që pati rritje ekonomike, sado të vogël.

Sipas INSTAT, brenda këtij tremujori, rritja ekonomike është ulur me 1.2 për qind, krahasuar me tremujorin e tretë.
“Grupi i ndertimit shënoi një rënie 0.7 për qind krahasuar me tremujorin e tretë të 2008.

Grupi i industrisë ka pasuri rënie 4.5 për qind krahasuar me muajin e tretë të vitit 2008. Grupi i postelekomunikacionit shënoi një rritje të tremujorit. Te ky grup ka patur edhe ndikim edhe ulja e çmimeve në këtë grup shërbimi”, u shpreh Shahini.