Energjia elektrike e hedhur në rrjet, por që nuk është paguar, kap shifrat negative të 76 milionë eurove, që ndryshe mund të thuash: humbje për CEZ Shpërndarje. Kompania çeke është munduar të ulë humbjet nga vjedhja dhe mospagesa e energjisë, duke përdorur mjetet më të nevojshme ligjore, por rezultati sërish del frikshëm negativ.
Referuar raportit mbi bilancin e energjisë elektrike hartuar së fundmi nga INSTAT-i, gati 25 për qind e energjisë që hidhet në rrjet nuk paguhet, pra rezulton e humbur, për shkaqe teknike (të transmetimit), por më së shumti nga konsumi që nuk paguhet. Në total, për vitin 2010, ishin rreth 2 milionë e 167 mijë megavat energji elektrike e humbur, me kosto (çmim mesatar 40 euro/MW), gati 86 milionë euro.
Pjesa dërrmuese e kësaj sasie i takon CEZ-it, me shifrën 1.9 milionë megavat energji elektrike, e cila nuk është mundur të arkëtohet. Për vite me radhë shqiptarët kanë paguar fatura të larta të energjisë vetëm për faktin se humbjet kanë qenë të larta.
Një studim i ERE-së për vitin 2009, tregon se nga fatura e dritave që paguhet nga konsumatori i rregullt, 28 për qind e shumës është “dhuratë” nga individët që nuk shlyejnë detyrimin.
INSTAT-i deklaron se humbjet në rrjet janë ulur me 6.9 për qind në krahasim me vitin 2009, kurse në shpërndarje janë ulur me 9.7 për qind.“Ato vazhdojnë të zënë pjesën më të rëndësishme të humbjeve në rrjet, me 88.2 për qind”, thekson INSTAT-i.
Sa i takon raportit në tërësi, burimet e energjisë elektrike në vitin 2010 u rritën 21.2 për qind, krahasuar me vitin 2009. Sasia e energjisë së prodhuar dhe asaj të importuar arriti vlerën 8.719 GW/h.
Prodhimi total i energjisë elektrike në vend u rrit ndjeshëm me 47.5 për qind krahasuar me vitin 2009, kurse sasia totale e prodhuar është 7,715 GW/h dhe përbën 88.5 për qind të burimeve gjithsej të energjisë. Në vitin 2010, burimi i vetëm i prodhimit të energjisë elektrike ishte prodhimi në hidrocentrale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Pse CEFTA është e rëndësishme për Kosovën?
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet