Në pamundësi që kontrabanda me derivate të naftës të luftohet në pikat doganore në veri, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e ka ndërruar destinacionin. Inspektimet tash e tutje do të fillojnë nëpër pikat e shitjes brenda Kosovës. Në këtë mënyrë, inspektorët përmes laboratorëve të certifikuar, do të konstatojnë se cila është naftë cilësore e cila e kontrabanduar.
Për këtë qëllim është në ndryshim e sipër edhe Udhëzimi Administrativ për cilësinë e derivateve të lëngëta të naftës 2008/21.
Me këto ndryshime, sipas zyrtarëve të MTI-së, synohet të rritet cilësia e karburanteve në treg dhe të pamundësohet kontrabanda me këtë produkt. “Duke filluar nga përqindja e sulfurit në karburante dhe lubrifikante do të jetë me e reduktuar apo konform rregullativave të Unionit Evropian, si dhe forma tjera të mbikëqyrjes së cilësisë”, ka thënë Ramadan Buzhala, drejtor i Zyrës për licencim, rregullim dhe vëzhgim në sektorin e naftës në Kosovë, shkruan Express.
Me këto ndryshime pajtohen edhe drejtuesit e Shoqatës se Naftëtarëve, por kërkojnë që kontrabanda të luftohet edhe në pikat doganore në veri.
Në takimet që Shoqata ka pasur me zyrtarët e MTI-së kanë kuptuar që ideja e këtyre ndryshimeve është që të rritet kontrolli dhe të pamundësohet kontrabanda. Kjo do të arrihet përmes inspektimeve nëpër çdo pikë të shitjes. “Na është thënë se do të krijohen grupe inspektuese, të cilat do të konstatojnë kur nafta është cilore apo e kontrabanduar”, ka thënë Fahri Ratkoceri, nënkryetar i Shoqatës së Naftëtarëve.
Ndërkaq, për lëvizjen e çmimeve të derivateve dhe cilësinë, thotë të mos jenë fajtorë importuesit. Sipas tij, Kosova kryesisht furnizohet me derivate nga rafineritë e OKTA-s dhe se çmimet atyre u diktohen. Ka raste kur çmimet në bursë bien, por janë rafineritë ato që i mbajnë të larta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj