LAJMI I FUNDIT:

Iniesta: Mezi pres ta festoj titullin

Iniesta: Mezi pres ta festoj titullin

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, nuk e fsheh entuziazmin që ka para mundësisë së madhe për ta fituar edhe një titull të Kampionatit spanjoll.

“Është vështirë ta rifitosh titullin. Ta bësh këtë në ditën e fundit, me kaq shumë pikë, do të ishte spektakolare”.

“Mezi pres të zhvillohet ndeshja dhe ta kem rastin të festoj një tjetër titull. Ne e kemi të gjithë motivimin në botë për këtë ndeshje. Të gjithë e dimë se gjendemi vetëm 90 minuta larg titullit. Tifozët gjithmonë reagojnë dhe ne kemi nevojë për ta”, është shprehur spanjollin një konferencë për shtyp.

Në javën e fundit të La Ligas, Barcelona është nikoqir i Valladolidit në Camp Nou dhe i nevojitet fitorja për t’u shpallur kampion. Ndërsa sa i përket Iniestas, duket se nuk do të mund të luajë në atë ndeshje për shkak të lëndimit që e ka kufizuar të luajë në një pjesë të madhe të sezonit. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga

"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin

La Liga
Shefi i Al-Ahli zbulon arsyen e vërtetë që çoi tek dështimi i transferimit të Vinicius në Arabi

Shefi i Al-Ahli zbulon arsyen e vërtetë që çoi tek dështimi i transferimit të Vinicius në Arabi

Ndërkombëtare
Flick merr vendimin përfundimtar – ylli i Barcelonës nuk do të luajë ndaj Gironës

Flick merr vendimin përfundimtar – ylli i Barcelonës nuk do të luajë ndaj Gironës

La Liga
Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

La Liga
Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

La Liga
Kalo në kategori