LAJMI I FUNDIT:

Iniesta: Do të luaja sërish në finale të LK edhe nëse lëndohem

Iniesta: Do të luaja sërish në finale të LK edhe nëse lëndohem

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, thotë se do të luante sërish në finalen e Ligës së Kampionëve, madje edhe nëse lëndohet sërish.

Spanjolli pësoi një lëndim në finalen e Romës kundër Manchester Unitedit, i cili e mbajti një kohë të gjatë jashtë fushe.

“Është e vërtetë se lëndova shpatullën duke luajtur në finalen e Ligës së Kampionëve. Megjithatë, do ta bëja sërish të njëjtën gjë dhe mendoj se kushdo tjetër do ta bënte”,

“Ndoshta çmimi që pagova ka qenë i tepruar, i shoqëruar me gjera tjera, mirëpo tash ndjehem mirë”, ka thënë Iniesta për “Sport”.