Gjatë muajit tetor të këtij viti është shënuar ngritje e përgjithshme e çmimeve për 1.1 për qind krahasuar me muajin shtator. Sipas zyrtarëve të Entit të Statistikave, këtë ngritje e ka shkaktuar shtrenjtimi, respektivisht kalimi në tarifat dimërore të energjisë, dhe ngritja e çmimit të lëndëve djegëse. Inflacioni sivjet do të jetë më i ultë krahasuar me vitin e kaluar, kur arriti në rreth 10 për qind.
Indeksi i përgjithshëm i çmimeve në Kosovë ka shënuar rritje prej 1.1 për qind gjatë muajit tetor krahasuar me shtatorin e këtij viti. Ngritje e çmimeve vërehet te rryma, gazi dhe lëndët tjera djegëse për 23.5 për qind, aplikimi i tarifave dimërore të energjisë elektrike nga 1 tetor 2009 që ka një ndikim prej 1.9 për qind dhe veshja 1.8 për qind.
Ndërkohë, gjatë këtij muaji është shënuar rënie e çmimeve të pemëve për 5.1 për qind, vajrave dhe yndyrave 3.1 për qind dhe perimeve për 1 për qind.
Drejtori i statistikave ekonomike, Ilir Berisha, thotë se në përgjithësi, çmimet sivjet kanë pasur tendencë rënieje krahasuar me vitin 2008.
Nga ana tjetër, Alban Zogaj, analist në Riinvest thotë se në Kosovë çmimet sivjet kanë qenë më stabile, kurse inflacioni për dallim nga viti i kaluar kur ishte rreth 10 për qind, nuk është brengosës. (rtk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Për një muaj Albafone u bë një kompani globale
Fondi Sovran ende në Kushtetuese, vështirë i realizueshëm sipas ekonomistëve
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar