LAJMI I FUNDIT:

Ilegalët serbë filtrohen, kriminelët në burg

Ilegalët serbë filtrohen, kriminelët në burg

Deputeti nga radhët e PDK-së, Behar Selimi ka deklaruar se duhet bërë një dallim të qartë ndërmjet ofertës për një vend ekuivalent për strukturat ilegale të sigurisë dhe strukturave kriminale që veprojnë në veri të vendit. Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, ka shpjeguar për Telegrafin se në tekstin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, kur përmendet integrimi i ilegalëve, nuk nënkupton futjen e tyre pa kaluar një proces verifikimi e përzgjedhje.

“Fjala ‘do t’u ofrohet’, për mua nuk nënkupton integrimin e tyre me automatizëm dhe pa verifikim. Kriminelët nëpërmjet drejtësisë e kanë vendin në burg, kurse të dytat si rezultat i marrëveshjes politike do të trajtohen politikisht. Uroj që vetëm fillimi i procesit të jetë politik, kurse vet procesi i përzgjedhjes të jetë profesional dhe në frymën e sundimit të ligjit”, ka thënë Selimi.

Ai ka deklaruar se është e vërtetë se marrëveshja, në shumicën e pikave ka gjuhë shumëkuptimëshe, ashtu siç është karakteri i shumicës se marrëveshjeve parimore, kudo dhe në çdo rast. Selimi ka deklaruar se shumëkuptimësia është në interesin e prezantimit të marrëveshjes nga pala serbe para opinionit të vet.


“Meqë është fjala për një opinion që ende e ëndërron gjithë Kosovën brenda Serbisë, ndërkohë që marrëveshja e fundit përpiqet vetëm ta ruajë interesin serb në Kosovë, e që janë bashkëkombësit e tyre, por shtetasit tanë. Nuk besoj që kjo gjuhë na është dashtë neve, apo ta kemi kërkuar ne. Ne s’kemi çka fshehim, është marrëveshje e dalë nga qasja realiste e mundësive tona, karshi problemit të madh të futjes nën sovranitet të rreth 11 për qind të territorit”, ka thënë Selimi.

Deputeti Selimi ka thënë se” dihet botërisht se kosovarët jo vetëm se nuk kanë mundur ta çlirojnë vetë Kosovën, por nuk kanë pasur forcë as ta çlirojnë krejt territorin”.

“Duhet të jemi të sinqertë: Në atë pjesë nuk kemi qenë dhe akoma nuk jemi. Pra, jemi të çliruar vetëm deri te Ura e Ibrit. Jemi vetëm në kufi. Madje deri në kufi shkojmë nga ajri. Pra kemi integritet territorial, por jo edhe sovranitet. Kjo marrëveshje na jep mundësi ideale të ushtrimit të plotë të sovranitetit”, ka theksuar Selimi.

Ai mendon se zbatimi i marrëveshjes është sfidë e madhe, prandaj duhet që me mençuri të relativizohen edhe "sherret" që mund të dalin nga polisemia e fjalëve të marrëveshjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori