LAJMI I FUNDIT:

IK Banka aprovoi kredi për TAV holding

IK Banka aprovoi kredi për TAV holding

Kredi prej 10 milionë eurive për TAV Holding, i cili duhet ta merr përsipër menaxhimin e aeroportit të Shkupit dhe të Ohrit dhe të ndërtojë aeroport në Shtip, aprovoi grupacioni të cilit i takon IK Banka e Maqedonisë. Banka të premten lajmëroi se, grupacioni të cilës i takon, siguroi kredi prej 10 milionë eurove për TAV-in, si parafinancim të projektit të tyre në Maqedoni.

Siç bëhet e ditur, aksioneri kryesor i IK Bankës, Demir-Halk (Nederland) H.V. pagoi 8 milionë euro, ndërsa 2 milionë u paguan nga IK Banka.

Kompania turke pas dy investimeve, duhet të fillojë me modernizimin e aeroporteve në Maqedoni në mars të vitit të ardhshëm.

TAV Holdingu në tender fitoi aeroportet e Maqedonisë nën konçesion në kohëzgjatje prej 20 vitesh dhe në to duhet të investojë 200 milionë euro.