LAJMI I FUNDIT:

Ide të reja për biznes

Ide të reja për biznes

Konferenca e 6-të regjionale e CEED-it pritet të mbahet vitin e ardhshëm, në një nga tetë qendrat e CEED-it, ku pjesë e kësaj do të jenë edhe ndërmarrësit nga Kosova.

Qëllimi i konferencës është që të zgjerohen horizontet e biznesit, për të përfituar ide të reja të biznesit dhe motivim për të mësuar diçka të re.

Kurse, në Konferencën e 5-të regjionale të CEED-it që është mbajtur muajin e kaluar në Bled të Sllovenisë kanë marrë pjesë 20 ndërmarrës kosovar, anëtarë të programeve të Qendrës për Ndërmarrësi dhe Zhvillim Ekzekutiv (CEED Kosova).

Konferenca mblodhi më shumë se 250 ndërmarrës, investitorë dhe të ftuar të tjerë nga rajoni i Evropës Juglindore. Tema e Konferencës ishte “Business Game Changers and what you need to know”, ku një grup ndërkombëtar të ndërmarrës dhe investitorë i ndanë pikëpamjet e tyre në lidhje me trendët e biznesit dhe mundësit në nivel global, si dhe rajonal. Konferenca ofroj mundësi të ndryshme të rrjetizmit dhe rreth 120 takime individuale ishin organizuar.


Pjesëmarrësit e konferencës më të madhe për ndërmarrësi në rajon u përshëndetën nga organizatorët: Peter Righi, drejtor i CEED Global dhe Barbara Bregar-Mrzlikar, drejtor i CEED Sllovenisë, dhe fjalën e hapjes e dha Borut Pahor, Kryeministri i Republikës së Sllovenisë.

Rohit Talwar, një nga dhjetë futuristët më të shquar botëror dhe themelues i “Fast Future” frymëzoj ndërmarrësit me prezantimin e tij “Shaping the new decade”, ndërsa paneli i ndërmarrësve – Shikimi i modeleve të reja të biznesit, konsumatorët, teknologjitë dhe se si ata janë duke e përgatitur biznesin për mundësitë e reja ishte ndarë nga Sandi Çesko, themelues i Studio Moderna (Slloveni), Villu Arak, CEO i kompanisë PR Hill & Knowlton (Estonia), Ives Decreane, drejtor i IDPoint DigitalMedia (Luksemburg) dhe Robert Kwiatkowski, zëvendës drejtor i tregut të zhvillimit në Warshaw Stock Exchange.

Qendra për Ndërmarrësi dhe Zhvillim Ekzekutiv (CEED Kosova) është pjesë e rrjetit të zgjeruar në tetë qendrat në regjion me zyre në: Bullgari, Mal të Zi, Maqedoni, Poloni, Rumani, Serbi dhe Slloveni. CEED Kosova i përkrah ndërmarrësit duke ju ofruar njohuri dhe rrjetin e kontakteve, që u duhet për të rritur biznesin e tyre. /Telegrafi/