LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic pro kalimit te Barcelona

Ibrahimovic pro kalimit te Barcelona

Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, ka folur për të parën herë rreth negociatave të fundit në mes Barcelonës dhe Interit për transferimin e tij në Spanjë, dhe është shprehur i gatshëm ta ndryshojë vendin.

“Kam biseduar me agjentin tim Mino Raiola. Jam i qetë. Kam qenë i informuar se ka biseda në mes të Barcelonës dhe Interit, por kam menduar se janë vetëm për Maxwell. Nëse oferta e Barcelonës është konkrete, atëherë kjo do jetë më interesante”, ka thënë Ibrahimovic.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, sot më herët konfirmoi se marrëveshja e shkëmbimit të lojtarëve, e cila do të përfshijë edhe sulmuesin kamerunas Samuel Eto’o, i cili pritet të lëvizë në kahe të kundërt me Zlatan Ibrahimovic, mund të realizohet së shpejti.

Laporta ka thënë se negociatat janë në një ‘stad të mirë’ dhe ‘në princip ka marrëveshje me Interin’.


“Nënshkrimi me Ibrahimovic varet nga vetë lojtari, nga Samuel Eto’o dhe të gjitha palët e përfshira në marrëveshje”, ka thënë Laporta.

Ai po ashtu ka thënë se klubi nuk ka hequr dorë nga angazhimi i sulmuesit të Valencias, David Villa. “Nënshkrimi me David Villa nuk përjashtohet. Ne nuk kemi përjashtuar asnjë prej mundësive të hapura”, ka shtuar Laporta.

Në trend Sport

Më shumë
Mediat rumune i frikësohen sulmit të Kosovës për ndeshjen e Ligës së Kombeve

Mediat rumune i frikësohen sulmit të Kosovës për ndeshjen e Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

La Liga
“Futbolli është një profesion që të shkatërron”, yllin i Barcelonës flet për betejën mbi shëndetin mendor

“Futbolli është një profesion që të shkatërron”, yllin i Barcelonës flet për betejën mbi shëndetin mendor

La Liga
U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

Ndërkombëtare
Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Ndërkombëtare
“E kam refuzuar Kosovën, ndihem mirë që zgjodha Suedinë”, Besfort Zeneli konfirmon vendimin e tij

“E kam refuzuar Kosovën, ndihem mirë që zgjodha Suedinë”, Besfort Zeneli konfirmon vendimin e tij

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori