LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic mund të largohet nga kombëtarja suedeze

Ibrahimovic mund të largohet nga kombëtarja suedeze

Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, është duke menduar të heqë dorë nga e ardhmja e tij me kombëtaren.

Ibrahimovic tashmë është lashtë takimit miqësor me Italinë për shkak të lëndimit, të cilin e pësoi në fitoren 4-2 të Barcelonës ndaj Real Mallorca.

Megjithatë mund të ndodhë që mungesa me kombëtaren e Suedisë të bëhet e përhershme pasi ai është duke menduar të pensionohet nga futbolli ndërkombëtar.

“Ai ka dyshime për të ardhmen e tij me kombëtaren. Kam folur me Zlatan dhe deri sa ai të marrë vendimin, unë nuk do ta ftoj në skuadër. Për mua, gjëja më e rëndësishme është të kesh zemrën në atë çfarë bën”, ka thënë menaxheri i ri i Suedisë, Erik Hamren./Telegrafi/