LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic: Goli më i veçantë ai kundër Realit

Ibrahimovic: Goli më i veçantë ai kundër Realit

Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic thotë se ai dëshiron që këtë sezon të fitojë të dy trofetë më të rëndësishëm me Barcelonën.

“Nuk jam i dhënë pas shënimit të golave. Punoj me ngulm që t’i ndihmoj ekipit. Sigurisht se dua të shënoj gola, pasi kjo është mirë për klubin. Po ashtu kjo ju jep më shumë vetëbesim që është diçka pozitive”.

“Nga golat që kam shënuar deri tash, më i këndshëm është ai kundër Real Madridit. Kjo është një ndeshje në mes dy ekipeve më të mira në botë. U futa në lojë dhe menjëherë shënova golin e fitores… Këtë nuk mund ta harroj”, ka thënë Ibrahimovic.

Suedezi po ashtu ka thënë se ai synon të fitojë La Ligan dhe Ligën e Kampionëve. “Mos më thoni ta zgjedh njërin… ne synojmë të dyja dhe mund t’i fitojmë”, ka shtuar lojtari./Telegrafi/