LAJMI I FUNDIT:

Ibra te Juve? Jo e pamundur!

Ibra te Juve? Jo e pamundur!

Agjenti i sulmuesit të Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, ka mirëpritur spekulimet se Ibra mund të rikthehet te Juventusi, duke thënë se asgjë nuk është e pamundshme.

Ibrahimovic u largua drejt Interit në vitin 2006 për shkak të Calciopolit, ndërsa kaloi te Barcelona nga Interi në një transferim marramendës. Ibra nuk ka qenë në formën më të mirë, duke marrë kritika nga të gjitha anët, që është tani shkak për spekulimet më të reja para merkatos verore.

“Është normale që Juventusi dëshiron emra të mëdhenj për të ringjallur klubin, dhe Zlatan Ibrahimovic është njëri prej futbollistëve më të mirë në botë”.

“Për mua, asgjë nuk është e pamundshme në jetë. Nëse jo asgjë, këtë rikthim do të doja ta shndërroja nga të pamundshëm në të mundshëm”.


“Përkundër asaj se të gjithë flasin, Ibras i pëlqen Barcelona dhe ai do të luajë atje edhe për një kohë të gjatë. Ibra kurrë nuk është detyruar të largohet. Ishte gjithmonë ai që vendosi se kur dhe ku të largohet, apo kur të rinovohet kontrata. Kështu që, në pyetjen se kur do të largohet, më mirë pyeteni atë, sepse ai do ta zgjidh këtë dilemë”, deklaroi Mino Raiola për Tuttosport. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga

"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin

La Liga
Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

La Liga
Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

La Liga

"Një natë ferri" - parashikohet boksieri që mund të mposhtë Usykun, Furyn dhe Joshuan

Boks
Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Romak Zeqiri
Kalo në kategori