LAJMI I FUNDIT:

Ibra kritikon Kampionatin italian

Ibra kritikon Kampionatin italian

Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, ka kritikuar lojën defensive të Kampionatit italian dhe ka thënë se ndihet shumë më mirë në La Liga.

“Në Itali, Liga është shumë e rëndë. Është shumë vështirë të luash si sulmues. Është një lojë tjetër, një mentalitet ndryshe”

“Nuk them që qind për qind fokusohen në mbrojtje, por ata dëshirojnë të jenë të sigurt para se të sulmojnë dhe në përgjithësi rrezikojnë më pak”.

“Në Spanjë rrezikohet më shumë, sepse këtu dëshirojnë të shënojnë më shumë gola. Është një kulturë tjetër. Këtu në rend të parë vjen spektakli”, ka thënë për La Vanguardia ish-sulmuesi i Juventusit dhe Interit. /Telegrafi/