LAJMI I FUNDIT:

Ibra: Danimarka nuk është Barcelona

Ibra: Danimarka nuk është Barcelona

Zlatan Ibrahimovic thotë se Danimarka nuk është aq e mirë që të luajë me sistemin e lojës së Barcelonës.

Sulmuesi i Barcelonës mendon se përfaqësuesja e tij do ta fitojë ndeshjen e rëndësishme kualifikuese për t’u barazuar me pikë me liderin e Grupit 1.

“Unë luaj për Barcelonën, ndërsa Danimarka nuk është Barcelona. (Te Barcelona) ne jemi të fortë dhe të kompletuar si ekip. (Danimarka) luan me sistemin 4-3-3 ndryshe nga ne dhe luajnë mirë”.

“Mirëpo ata nuk i kanë lojtarët e vërtetë për atë sistem loje, për të cilin nevojiten 11 lojtarë me teknikë të mirë. Unë e admiroj trajnerin Morten Olsen që mundohet të luajë ashtu”, ka thënë Ibracadabra.