LAJMI I FUNDIT:

I marrin paratë e privatizimit

I marrin paratë e privatizimit

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), njofton ish-punëtorët e NSh ‘Kosovasirovina” në Mitrovicë, se së fundi janë kompletuar edhe disa shitje të mëhershme të aseteve të kësaj ndërmarrje për të cilën lista finale e 20-përqindëshit është aprovuar dhe konfirmuar më herët nga Oda e Veçantë e Gjykatës Supreme të Kosovës.

"Me këtë rast me përmbylljen e suksesshme të transaksioneve të mbetura të shitjeve, shuma e 20- përqindëshit të këtyre shitjeve me automatizëm i takon ish-punëtorëve të ndërmarrjes/njësive përkatëse në bazë të Vendimit të mëhershëm të Gjykatës. Numri i tërësishëm i punëtorëve të cilët kanë qenë të kualifikueshëm dhe që është konfirmuar nga Oda e Veçantë, për marrjen e 20-përqindëshit për këtë NSH është 92", thuhet ne komunikate. /telegrafi/