LAJMI I FUNDIT:

Hyrja në Eurozonë, qëllimi strategjik i Bullgarisë

Hyrja në Eurozonë, qëllimi strategjik i Bullgarisë

“Hyrja e Bullgarisë në Eurozonë do të pakësojë interesat e kredive, do të stabilizojë sistemin bankar, do të stimulojë shkëmbimin tregtar”, ka thënë kryeministri Bojko Borisov.

“Eurozona, qëllimi strategjik kombëtar i Bullgarisë” – kjo ishte tema e një dreke pune, në të cilën morën pjesë kryeministri Bojko Borisov, ekipi ekonomik i qeverisë, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së dhe përfaqësues të Dhomës Tregtare Amerikane në Bullgari.

Aktiviteti i ishte kushtuar dëshirës së vendit tonë të hyjë në Eurozonë dhe përpjekjeve që bëhen në këtë drejtim.
“Bullgaria është i vetmi vend në regjion, cilit agjencia ndërkombëtare “Sdandard&Poor’s” i rriti normimin e kredisë”, tha para mysafirëve kryeministri Bojko Borisov dhe shtoi se për sa i përket treguesit për deficitin buxhetor, pak vende e respektuan vendimin e BE-së dhe ato që nuk arritën, tani durojnë sanksione.
“Pse deficiti buxhetor deri në 3% ishte i rëndësishëm për vendin tonë? Në vend të parë për shkak të qëllimeve tona strategjike, dhe pikërisht – hyrja në Eurozonë", tha gjatë takimit kryeministri.